Donika Prela mungon sot në seancën e KPA,ku do të merreshe vendimi ndaj saj,pasi i sëmuret një “i afërt”!

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të shtyjë dhe me një javë vendimin për Donika Prelën, ish-drejtuesen e Krímeve të Rënda. Vendimi final për Prelën do të jepet në 18 Shtator, ndërkohë që në seancën e sotme vetë Prela nuk ishte e pranishme, ndërsa mbrojtja e saj është bërë nga avokatja Blerina Tomaj.

Prela nuk ishte e pranishme sot në seancën në KPA për shkak se sipas saj kishte të sëmurë një person të afërt.

Pak kohë më parë KPA vendosi të rihapë hetimin gjyqësor për ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krímet e Rënda, Donika Prela, pas konfirmimit të saj në shkallën e parë të Vetingut në KPK. Rihapja e hetimeve u bë pas kërkesës së Institucionit të Komisionerit Publik, pas disa pasaktësive lidhur me deklarimin e të ardhurave të saj.

Donika Prela më pas doli kundër trupës së gjyqtarëve të KPA-së, duke kërkuar përjashtimin e Natasha Mulës dhe të Ina Ramës, duke kërkuar përjashtimin e tyre, por me vendim unanim KPA vendosi kundër kësaj kërkese.

Zjarr Tv Ad