Dosja “Babale”, Gjykata e Apelit dënon me 1 vit burg Ervin Salianjin

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij me 1 vit burg për çështjen “Babalja”.

Kujtojmë se deputeti demokrat u dënua nga Shkalla e Parë për kallëzim të rremë në lidhje me përgjimet në Maj të vitit 2018.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti (për të cilin Apeli la gjithashtu në fuqi vendimin e Shkallës së Parë), Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin.

Në sallën e gjyqit, Salianji shoqërohej nga kolegët e tij deputetë të Partisë Demokratike.

Pas daljes nga Gjykata e Apelit, deputeti i PD Ervin Salianji deklaroi se vendimi i marrë sot është krejtësisht politik.

Ai hodhi akuza ndaj Partisë Socialiste, veçanërisht ndaj ish-ministrit Fatmir Xhafaj duke theksuar se ai e dërgoi vendimin “me vulë përmes avokatit të tij”.

“Vendimmmarje politike, dënim politik. Dënim i parë për agjitacion e propagandë në 32 vite. Unë nuk kam bërë një betejë për veten, për interesa personale, për të vjedhur, për trafik droge, për të vrarë, por një betejë kundër maskarenjve në këtë vend. Ky është akti i parë, në të ardhmen do keni procese të tjera gjyqësore mamale. Jo babale! Kjo nuk është asgjë. Jam i nderuar dhe kam një medalje që shndrit në karrierën politike. Do i hyjmë procesit me themel”, deklaroi demokrati.

Zjarr Tv Ad