Dosja e re në gjykatë/ Zbulohet foto e bërë nga agjentët e FBI-së në rezidencën e Trump, kur gjetën dokumente me logon ‘top sekret’

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbulohet një foto e bërë nga FBI gjatë kontrollit në rezidencën e Donald Trump në Mar-a- Lago, të disa dokumenteve që janë marrë tashmë nga hetuesit, të cilat mbajnë shënimin ‘Top sekret’.

Foto u zbulua pasi Departamenti i Drejtësisë i dorëzoi gjykatës një dosje të re pas pretendimeve nga avokatët e Trump për një ekspert për të shqyrtuar dokumentet e sekuestruara nga qeveria nga Mar-a-Lago.

Në këtë dosje është gjithashtu edhe kjo fotografi e dokumenteve të etiketuara “TOP SECRET” me kuadrate të verdhë dhe faqe të redaktuara të shpërndara në një tapet në Mar-a-Lago.

Sipas Nju Jork Post, Departamenti i Drejtësisë tha në dosjen e re në gjykatë se të dhënat e qeverisë “ka gjasa të ishin fshehur” në Mar-a-Lago në një përpjekje të mundshme për të penguar hetimin e tyre federal mbi materialet e klasifikuara në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Florida.

Regjistrimi i seances ne gjykatë mbrëmjen e së martës tregon se hetuesit federalë po shqyrtojnë nëse kampi i Trump i ka mashtruar qëllimisht në lidhje me posedimin e paligjshëm të dokumenteve sekrete.

Departamenti, në dosje, tha se përfaqësuesit e Trump u thanë atyre në qershor se të gjitha të dhënat e Shtëpisë së Bardhë në Mar-a-Lago gjendeshin në një dhomë magazinimi në rezidencë.

Avokatët e Trump thanë se “nuk kishte të dhëna të tjera të ruajtura në ndonjë ​​zyrë private ose vendndodhje tjetër në ambientet e Mar-a-Lago dhe se të gjitha kutitë e disponueshme u kontrolluan”, sipas dosjes.

Departamenti i Drejtësisë besonte se kjo ishte e pavërtetë dhe kërkoi një urdhër për të kontrolluar banesën e Trump.

Gjatë kontrollit të tyre të 8 gushtit, hetuesit gjetën dokumente të klasifikuara të fshehura në sirtarë në zyrën e shtëpisë së Trump.

Zjarr Tv Ad