Drejt Europës/ Policia kroate shpëton nëntë migrantë të fshehur në një arkë druri

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia kroate shpëtoi nëntë migrantë – tre burra, dy gra dhe katër të mitur – të cilët ishin bllokuar në një arkë druri, në një kamion të drejtuar nga një kontrabandist nga Ukraina.

Policia e gjeti arkën gjatë një kontrolli në autostradën Zagreb-Lipovac.

“Arka ishte e mbyllur, dhe nga ajo po dëshoheshin zërat e shqetësuar. Hapja e saj, mundësoi gjetjen dhe ndoshta shpëtoi jetën e nëntë shtetasve të huaj”, tha ministria e Brendshme kroate.

Migrantëve u është ofruar menjëherë ndihmë mjekësore.

Hetimet e mëtutjeshme zbuluan se të gjithë shtetasit e huaj në mënyrë të paligjshme kaluan kufirin shtetëror kroat.

Shtatë anëtarë të familjes iraniane kanë shprehur qëllimin e tyre për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare, ndërsa dy shtetas irakenë e kanë refuzuar këtë mundësi, dhe po mbahen në Qendrën e Pritjes deri në përfundim të procedurës.

Shoferi i kamionit, një shtetas ukrainas 21 vjeç, u arrestua me dyshimin se kishte kryer veprën penale të hyrjes, lëvizjes dhe qëndrimit të paligjshëm në Republikën e Kroacisë.

Me këtë krim janë të lidhur edhe shtetasit 24-vjeçar dhe 25-vjeçar polak, të cilët u ndaluan në vendkalimin kufitar në Macelj.

Mijëra migrantë nga Lindja e Mesme dhe Azia jugore udhëtojnë përmes Ballkanit, me synimin për të arritur në Evropën perëndimore.

Nga Kroacia, ata shkojnë drejt Sllovenisë, Austrisë dhe vendeve të tjera të pasura të Bashkimit Evropian.

Migrantët kryesisht mbështeten te kontrabandistët për kalimin e paligjshëm të kufijve.

Zjarr Tv Ad