Drejtësia dhe apeli i Yuri Kim/ Ylli Manjani: Ndërhyrja e ambasadës amerikane, presion i papranueshëm…

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, foli për Euronews Albania, se reagimi i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, lidhur me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj, është një presion i papranueshëm dhe ndërhyrje në punët e brendshme të sistemit të drejtësisë, në vendin tonë.

Teksa shpjegoi se në bazë të ligjit dhe Kushtetutës shqiptare, është Komisioneri Publik ai që merr vendimin për të çuar në KPA (Komisioni i Posaçëm i Apelimit) një pretendim të ONM-së (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit), z. Manjani u shpreh se nuk ka asnjë ligj në Kushtetutën shqiptare që legjitimon ndërhyrjen e një ambasadoreje, të cilitdo vendi qoftë ajo, në një vendimmarrje të tillë.

“Në këtë procedurë ligjore s’e kuptoj se ç’hyn ambasadorja. Ky është ligji në Kushtetutën e Shqipërisë. Pra, ka një KPK, një Komisioner Publik që ankohet në KPA kur e sheh se një gjë e tillë është e nevojshme, kjo është procedura. Ambasadorja nuk hyn. Nuk ka asnjë ligj të shkruar që të legjitimojë këtë rol të ambasadës. Ky është një presion që është i papranueshëm ngado që të bëhet. ONM, dhe për më tepër në rastin kur kërkon mbështetjen publike nga ambasada, tregon se është e dobët dhe pa prova”, – u shpreh z. Manjani për Euronews Albania.

Sipas z. Manjanit, në vendimin prej 113 faqesh të KPK-së, lidhur me konfirmimin në detyrë të kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj, është trajtuar me detaje çdo lloj thashethemi, ku sipas tij është kthyer në standard të gjykimit për punonjësit e drejtësisë, duke e dëmtuar së tepërmi sistemin. “Nëse standardi i gjykimit ndaj punonjësve të drejtësisë është thashethemi dhe letrat anonime, ky është një sistem i shpërdoruar. Një pjesë e mirë e gjyqtarëve janë larguar me presione mbi bazë thashethemesh, duke dëmtuar sistemin”, – tha Manjani.

Zjarr Tv Ad