Drejtësia e re nën “mburojën” e SHBA, Escobar pret në DASH delegacionin shqiptar, Gjonaj: Mbështetja për reformën do vazhdojë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Refoma në drejtësi është një nga projektet më të mëdha në vëmendjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat veç të tjerash janë shndërruar në mburojë të të gjitha projekteve të nisura.

Zv.Ndihmësi Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka mikëpritur në Departamentin Amerikan të Shtetit ish ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj ku ka siguruar vazhdimin e mbështetjes për institucionet e reja të drejtësisë. Deputetja socialiste, njëherësh zv.kryetare e Komisionit të Integrimit ka përcjellë disa nga detajet e këtij takimi.

Ndër të tjera ajo shkruan:

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington D.C  u mirëpritëm në Departamentin Amerikan të Shtetit  nga z. Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.

Zhvilluam një diskutim të frytshëm për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe SHBA-AL, si dhe mbështetjen e plotë të SHBA-së për integrimin europian të Shqipërisë, shprehur publikisht  sëfundmi edhe në deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Mirënjohës DASH për mbështetjen politike dhe asistencën teknike nëpermjet  programit OPDAT për reformën në drejtësi, në shërbim të forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

  1. Escobar theksoi rëndësinë e rezultateve të reformave të ndërmarra në Shqipëri dhe siguroi mbështetjen e DASH për zbatimin në vijim të reformës në drejtësi.

Duke e cilësuar Shqipërinë një aleat strategjik i SHBA-së në rajon, z. Escobar u shpreh se Shqipëria meriton që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt”, nënvizon Gjonaj.

Një grup ligjvënësish shqiptarë ndodhen në Ushington në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për të takuar përfaqësues të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga PD, janë deputetet Jorida Tabaku e Oriola Pampuri.

Socialistët kanë dërguar në Amerikë Blendi Klosin dhe dy ish-ministret Etilda Gjonaj e Anila Denaj, aktualisht deputete.

Zjarr Tv Ad