Drejtori i Arkivës tregon projektin që dashuron më shumë

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ardit Bido, drejtori i përgjithshëm i Arkivës së Shtetit, në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se pema gjenealogjike e shqiptarëve është projekti që ka me më shumë dëshirë.

“Projekti që dashuroj më shumë është pema gjenealogjike e shqiptarëve. Bëhet, por do kohë dhe financim. Më shumë problem shoh kohën sesa financimin. Duhen vendosur disa tulla më parë. Do ishte shumë interesante sepse disa do të mësonin se kë kishin paraardhës deri në vitin 1450, të tjerë deri në 1800”, tha Bido.

“Do të ishte si lojë, interaktive, do të ishte për këdo. Kjo do kohën e vet dhe unë nuk e bëj dot tani. Besoj që është një projekt që ndërtohet pas 3-4 vitesh”, shtoi Ardit Bido.

Zjarr Tv Ad