Drejtori i fushatës së PD nxjerr pamjet dhe denoncon Ervin Bushatin: Po ndan ndihma ekonomike nga zyrat e PS

0
691
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, me anë të disa fotografive të shpërndarë në “Facebook” tregon sesi Ervin Bushati ndan ndihma ekonomike nga zyrtar e PS-së.

Rushaj thekson se është mjerane, që të shikosh se si shqiptarët e varfër sa s’ka mblidhen rreth zyrës së PS-së në njësinë 8 për një trastë me miell, oriz, makarona e va dhe se kaq kushton vota e tyre.

‘Ervin Bushati, nga dëshpërimi, shpërndan lëmoshë për socialistët në nevojë të cilët ndihmën ekonomike duhet ta marrin nga njësitë administrative dhe jo zyrat e PS-së.

Është mjerane të shohësh se si shqiptarët e varfër sa s’ka mblidhen rreth zyrës së PS-së në njësinë 8 për një trastë me miell, oriz, makarona e vaj. Kaq vlen një votë e lypur nga rilindasit?!

Pamjet tregojnë qartazi paaftësinë dhe korrupsionin e funksionarëve socialistë që në vënd të shpalosin programin për njerëzit në nevojë e tërë shqiptarët, shpërndajnë ushqime që s’dalin as për një ditë.’ – u shpreh Rushaj.

Zjarr Tv Ad