Yuri Kim nga Elbasani: I bëj thirrje KQZ të mbaj premtimin, të mos lejohen celularët në qendrat e votimit për të fotografuar votën

0
232
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një komunikim për mediat pas vizitës së saj dhe takimeve me disa prej aktorëve politikë në qarkun e Elbasanit.

Duke komentuar situatën e përgjithshme dhe atmosferën në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, Kim tha se autoritetet duhet të bëjnë çmos që të vështirësojnë mundësinë e shit-blerjes së votës.

Kim i bëri thirrje KQZ-së që të mbaj premtimin, duke mos lejuar votuesit të hyjnë me celularë dhe të kenë mundësi të fotografojnë votën e tyre.

Yuri Kim: Ju kujtohet kur bëra një intervistë para një muaji, kemi folur për praltikën e zakonshme që ndodh në Shqipëri, për votuesit që marrin telefonin që të fotografojnë votën. Jam e kënaqur që KQZ ka thënë që do të ndalojë përdorimin e telefonit brenda vendit të votimit. I bëj thirrje që ta mbajnë këtë zotim. Dhe u bëj thirrje autoriteteve ta bëjnë më të vështirë dhe jo më të lehtë shitblejren e votës. Jam e sigurt që Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Zjarr Tv Ad