Drejtori i Soros: U preka nga lija e majmunëve pasi shkova me shumë meshkuj

0
541
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lija e majmunëve është shqetësimi kryesor i autoriteteve botërore të shëndetësisë.

Ndërsa edhe më herët ishte thënë se kjo sëmundje po prek kryesisht komunitetin e homoseksualëve, gazeta britanike Guardian ka publikuar një dëshmi tronditëse nga një pacient i prekur nga sëmundja e lisë së majmunëve.

“Kam ulëritur me sa mundesha nga dhimbja,” thotë Sebastian Kohn, duke shtuar se dy javët e tij me linë e majmunit kanë qenë një ferr i vërtetë.

Një seri mediesh konservatore në SHBA dhe jo vetëm shkruajnë se Kohn është drejtor divizioni në fondacionin “Open Society” të George Soros.

https://www.theamericanconservative.com/why-did-sebastian-kohn-get-monkeypox/

Në dëshminë e tij eksplicite në Guardian, Kohn tregon se ai jo vetëm u infektua me linë e majmunit, por edhe me gonorre, pasi bëri seks me disa meshkuj gjatë fundjavës së Paradës së Krenarisë.

Kohn thotë në shkrimin e tij se Parada e Krenarisë u mbajt në Nju Jork në fund të qershorit. Edhe pse e dinte se lija e majmunit është një çështje shqetësuese, sidomos për komunitetin e homoseksualëve, ai mendoi se numri i vogël i rasteve nuk do përbënte rrezik. Prandaj ai bëri seks me disa meshkuj të panjohur gjatë fundjavës.

Pas një jave atij nisën t’i shfaqen simptomat, duke nisur nga lodhja dhe skuqja e lëkurës. 39-vjeçari thtoë se teksa sëmundja progresonte, ai nuk ishte në gjendje që të merrte trajtimin e duhur.

Kohn fajëson sistemin që nuk funksionon, duke thënë se edhe kur i thanë se ishte me linë e majmunit, askush nuk u shqetësua për ta pyetur se me cilët persona kishte qenë në kontakt. Ai thotë po ashtu se kishte tentuar disa herë që të merrte vaksinën kundër lisë së majmunit, por në Nju Jork nuk ofrohej diçka e tillë.

“E gjitha kjo duket si një dështim i madh, që nuk duhej të lejohej të ndodhte, veçanërisht jo dy muaj e gjysmë pas shpërthimit. Nëse dikush si unë, që ka punuar me shëndetin seksual për një kohë të gjatë, e ka pasur kaq të vështirë për të siguruar kujdesin e duhur, nuk mund të imagjinoj njerëzit e tjerë duke e bërë këtë. Unë njoh njerëz që thjesht janë ulur në shtëpi me dhimbje torturuese sepse nuk po marrin mbështetjen që u nevojitet. Jam shumë i shqetësuar se jemi afër pikës që kjo mund të jetë një sëmundje tjetër endemike, veçanërisht mes meshkujve seksualë, nëse nuk e kemi kaluar tashmë atë pikë. Jam i shqetësuar se do të ngecim me të përgjithmonë”.

Më poshtë artikulli nga gazeta britanike Guardian:

https://www.theguardian.com/world/2022/jul/23/i-literally-screamed-out-loud-in-pain-my-two-weeks-of-monkeypox-hell?ref=upstract.com&curator=upstract.com&utm_source=upstract.com

Zjarr Tv Ad