“I.M me dosje në Sigurimin e Shtetit”, Zheji: Duan t’i ndërpresin kandidimin me ligj Ilir Metës

0
609
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lëvizjet e reja në arenën politike janë komentuar këtë të mërkurë në emisionit ‘Pikat mbi i’ në News24. Gjatë bisedës në studio, analisti Artur Zheji u ndal ngjarja e fundit e Autoritetit të Dosjeve, duke u shprehur se fakti që emri i ish-presidentit Ilir Meta ka dalë nga dosja Sigurimit të Shtetit pikërisht tani ka si qëllim edhe pengimin apo ndërprerjen e kandidimit me ligj Ilir Metës.

Zheji: Kemi të bëjmë me një shqetësim politik. Është pak absurde kjo e Komisionit të Dosjeve sepse ka pasur kulminacionin në ’97, janë 25 vite me pas. Bëhet zbardhja dhe çekimi i gjithë dokumentacionit dhe sigurisht që autoriteti i dosjeve është konsultuar dhe nuk mund të jetë harruar në një cep. Fakti që ky informacion del tani , funksionon si një baltosje pas 25 vitesh, tregon një lloj ankthi për mënyrën se si Ilir Meta di të bëjë politikë. Është jashtë çdo rregulli loje politike,.Ka si qëllim edhe pengimin apo ndërprerjen e kandidimit me ligj Ilir Metës.”

Zjarr Tv Ad