Drejtori i Urgjencës: Jemi në fillimin e një pandemie botërore, patjetër do ketë shtim të rasteve me koronavirus

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj paralajmëroi se rastet me koronavirus pritet të shtohen. Gjatë daljes në konferencë për mediat, ai tha se jemi në prag të një pandemie botërore dhe kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të parandaluar përhapjen në masë.

Sot ministria e Shendetesise raportoi për 10 raste pozitive te koronavirusit.

Brataj tha gjithashtu se 90% e rasteve që shfaqin simtoma kurohen në shtëpi.

Skënder Brataj: Është normale të ketë shqetësim, të ketë panik. Është detyra jonë të informojmë çdo qytetar. Nuk fshihem, patjetër që do të ketë rritje të numrit të personave, jemi në  fillimin e një pamdemie botërore. Janë disa gjëra që ne i njohim. Është trefishuar numri i njerëzve që marrin urgjencën. 83% e njerëzve nuk shfaqin simptoma dhe mbi 90% e rasteve që shfaqin simptoma kurohen në shtëpi. Ne duam bashkëpunim dhe mirëkuptim ti përgjigjmi kësaj situate. Duhet të të jemi të ndërgjegjshëm, të qëndrojmë në shtëpi. E parandaloi Kina, i mori masat Italia.

Ai tha më tej se të gjithë qytetarët duhet t`u përgjigjen apelit të mjekëve lidhur me masat parandaluese. Brataj theksoi se qytetarët duhet të telefonojnë në numrin e urgjencës, 127, dhe aty do të informohen për çdo gjë.

Skënder Brataj: Nuk ka rrugë tjetër, nuk është vetëm forca dhe ligji. Duhet të izolojmë kontaktet. Edhe unë nuk e di nëse jam apo jo i infektuar. E pamë dhe në Itali që një nga politikanët ishte i infektuar. Është betejë që duke ndjekur rregullat mund ta fitojmë. Të gjitha statistikat e kanë sjellë që 95% për qind shërohen. Sa më mirë ti përgjigjemi apeleve tona. 127 do t`u japi informacionet dhe mbështetjen, por jo në spital. Është e njëjta gjë siç na ndodh sezoni i gripit çdo vit. Sot do të mblidhet komiteti për masat e mëtejshme. Nuk ka mjekim për njerëz simptomatik edhe pse janë pozitiv me koronavirusin. Ka mjekim vetëm për personat simptomatik.

Zjarr Tv Ad