“Dreqi e mori nuk ndryshohet kushtetuta kështu si bëjnë këta!” Flet Fatmir Merkoçi: Ja dy strategjitë që përdor Rama për të mbajtur pushtetin

0
203
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Fatmir Merkoçi ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax News për të folur për ndryshimet kushtetuese që pritet të miratohen nga parlamenti i ri. Merkoçi ka kritikuar ashpër këto ndryshime, duke u shprehur se nuk mund të ndryshohet në këtë mënyrë kushtetuta sa herë duan partitë. Ai madje kërkon që të hartohet një kushtetutë e re për shqiptarët dhe jo për politikanët.

“Në Shqipëri duhet një kushtetutë e re, të biem dakord se ka rënë ky sistem. Një kushtetutë e berë nga shqiptarët, në bazë të traditave, zakoneve dhe pa anashkaluar dhe kanunet. Jo më një kushtetutë e huazuar. Asnjë nga palët nuk del të kërkojë një falje publike, bënë ç’bënë, dreqi e mori. Vetëm të fundit ishin 59 ligje. Ndryshoi Rama shkruan 60 e ca. Nuk e di sa nene paska kjo kushtetutë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që kushtetuta të ndryshohet në këtë formë. Kjo kushtetutë është e politikanëve dhe jo e popullit, sepse nuk është në interes të popullit shqiptar. Kushtetuta është e paprekshme, si bibla, si kurani. Bëjnë marrëveshje të fshehta dhe ndryshojnë kushtetutën. Këto janë frymëmarrje për t’i dhënë njëri tjtrit marrëveshje“, tha ai.

Fatmir Merkoçi u ndal dhe te vetingu i politikanëve duke u shprehur se vetingun mund ta bëjnë vetë partitë pa pasur nevojën për SPAK. Analisti deklaroi gjithashtu se Rama përdor dy strategji për të mbajtur procesin. Së pari shkatërrimi i sindikatave dhe e dyta ka shkatërruar opozitën.

“Para dy vitesh, ia kam dërguar Bashës në tavolinë vetingun e politikanëve. Ky veting bëhet nga vetë partia. Ia kam lënë në tavolinë. Shumë e vështire që të bëhet vetingu i politikanëve, sepse këta bien krejt kushërinj me njëri-tjetrin. Mungon elita politike. Nuk gjej asnjë nga këta që të kenë shkruar një rresht për kushtetutën këta që kërkojnë të ndryshojnë kushtetutën. Jemi në ngërç shumë të keq sepse kemi një opozitë që është në kredot e fundit të saj. Rama ka ndjekur dy strategji: Shkatërroi sindikalizmin, dhe pjesa tjetër, është pjesa e opozitës që arriti ta blejë, ta shkërmoqë. Vetingu ta fillojë gjithesecili nga vetja“, u shpreh ai.

Sipas Fatmir Merkoçit, opozita ka humbur kredon e saj, prandaj dhe bën lojë politike duke lënë të kuptohet se po përplaset me mazhorancën.

“Ndodhia e kësaj mbledhje, e cila u shty, ishte në kundërshtim me kushtetutën. Ajo që bëri përshtypje ishte problemi përse kërkohej 2 ditë apo 3 ditë. Vazhdon ajo loja politike mes dy palëve për të krijuar idenë e përplases, apo për t’i mbushur mendjen popullit se opozita po përplaset. Ashtu siç u bë në kuvend që u bë një përplasje e madhe por në fund abstenoi votën, një skandal i madh. Kryetarja e kuvendit duhet të shtynte mbledhjen. Brenda dy javësh nuk mund të merret ne shqyrtim. Pikërisht ky dyjavëshi tregon idenë se është hedhur ky propozim. Por mesa duket nuk dine ta lexojnë rregulloren. I bie që të mërkurën të ngrihet komision tjetër për komisionerë të tjerë. Rama ka qenë i pari që ka kërkuar ndryshimin e kushtetutës, ndërsa tani vjen opozita. Është bërë kushtetuta në një letër bakalli, aq sa del kryetari i grupit parlamentar të opozitës dhe thotë po ndryshojmë një ligj“, tha ai.

Akuzat e Merkoçit u ndalen dhe te të rinjtë. Ai u shpreh se nuk mund të vendosin fatet e vendit 20 vjeçarët.

“Opozita ka humbur kredet e saj dhe kerkon të fitojë kredo. Nëse PD do ishte parti reale, do të dorëzonte propozimin në momentin që do e dorëzonte PS. Këtu duket ngërçi. Politikan nuk është as1 aty, por të punësuar. Aty ke kriminelë , hajdutë, akuzohen me miliarda lekë, aty ku ke kalamaj brenda. Fatet e popullit nuk i merr nje 20 vjeçar. 30 vjeçarët ja kanë luajtur tepelekun këtij vendi, e kanë shkatërruar në mënyrë të paparë“, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad