Dritan Abazoviç fali Namazin, reagimi i Kreshnik Spahiut: Këta tanët me një shtet 70% mysliman shkojnë vetëm në Kisha, se në Xhami kanë turp

0
246
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka falur mëngjesin e sotëm Namazin e Fitër Bajramit, së bashku me besimtarët myslimanë.

Ndaj këtij gjesti ka reaguar edhe themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili thotë se Abazoviç është kryeministri i parë shqiptar që falet në Xhami, pasi këtë nuk e kanë bërë më parë as Rama, Berisha, Meta, Kurti e Hashim Thaçi.

Sipas tij, kryeministrave të sipërpërmendur me shtete 70% myslimane, u vjen turp të shkojnë në Xhami, ndaj shkojnë vetëm në Kisha.

Postimi i Kreshnik Spahiut:

Kryeministri i parë shqiptar që falet në xhami:

As Albin Kurti, as Edi Rama, as Sali Berisha, as Ilir Meta, as Hashim Thaci, akush më parë…..

Dritan Abazoviç në një shtet me 85% orthodoks shkoi në xhami dhe fal namazin.

Këta tanët në një shtet me 70% musliman, shkojnë vetëm në kisha por kanë turp në xham

Zjarr Tv Ad