Dritan Hila: Berisha nuk e mund dot Ramën edhe me PD-në e bashkuar. Koha e tij ka mbaruar!

0
446
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gabimet që po bën Berisha në këtë rikthim të tij, ka qenë në fokusin e analizës së Dritan Hilës në. Hila analizoi dy gabimet e Berishës sa i takon PR, ku theksoi se Berisha në fakt nuk është rikthyer me asgjë të re.

Madje gjuha e tij është një gjuhë e vjetër, e përshtatshme për vitet 90. Më tej Hila tha se koha e Berishës ka mbaruar dhe se ai as me një PD të bashkuar e ka të vështirë ardhjen në pushtet.

“Fakti që Berisha i hedh bateritë e tij kundër gjykatave, tregon që nuk është i bindur që ai vetë pëfaqëson PD-në, sepse i duhet vula për të treguar që është ai kryetari i PD-së.

Procesi po zgjatet edhe për faktin se Berisha kërcënon gjykatën. Nuk zgjatet vetëm prej presionit të Ramës, zgjatet edhe për faktin se asnjë gjykatës nuk do të marrë përsipër koston që ai po bëhet legjitimues i njërës apo tjetrës pjesë të PD-së.

PD ka arritur në atë pikë, që kushdo që ta marrë vulën nuk siguron shumicën. Është  e vështirë që të besosh se Berisha mund të vijë në pushtet me çfarëdo makinacioni. Koha e tij ka mbaruar”, tha më tej Hila.

Zjarr Tv Ad