Dritan Leli përgënjeshtron lajmin: Nuk jam paraqitur në SPAK, ndodhem në Greqi, s’më ka thirrur askush

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nuk është paraqitur ditën e djeshme për tu marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në një reagim për Gazetën Express, kryebashkiaku tha se ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi e cila ishte e planifikuar më parë. Leli tha se nuk është thirrur nga Prokuroria për t’u marrë në pyetje ditën e sotme dhe as në ditët në vijim.

“Ndodhem në Greqi. Lajmi për paraqitjen time në SPAK ditën e sotme nuk është i vërtetë. Nuk jam thirrur nga Prokuroria as sot dhe as për në ditët në vijim,”- tha Leli.

Lajmi se Leli kishte përfunduar në SPAK për herë të dytë, u raportua një ditë më parë nga të gjitha mediat.  Herën e fundit, Leli u pyet për llogari të hetimit që po ndjek prokurorja Enkeleida Millonai për tjetërsimin e pronave në bregdet. Ndaj Lelit nuk ka asnjë kallëzim apo të jetë person në hetim. Ai rezulton se ka dhënë deklarime si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

Zjarr Tv Ad