Drogë dhe armë në rrethe, 7 persona në pranga

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kultivimi i lëndëve narkotike në zonat malore është konfirmuar tashmë strategjia e re e prodhuesve të drogës, ndërsa policia ka intensifikuar kontrollet.  7 persona përfunduan në pranga në disa operacione, ku u sekuestruan drogë, armë e municione.

Katër persona u arrestuan në Korçë për kultivim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në pranga u vunë Muhamet Shaholli, 22 vjeç, Elvis Shaholli, 20 vjeç, Ilirjan Zaçe, 20 vjeç ndërsa në kërkim u shpall një 18-vjeçar, të cilët në bashkëpunim kultivonin kanabis në fshatin Polenë e Vjetër.

Ilirjan Zaçe, ndërkohë kishte mbjellë lëndë narkotike edhe pranë shtëpisë.

Për këtë policia vuri në pranga  kryeplakun e fshatit Voskop, Oltian Shaholli për “Shpërdorim detyre”.

Ndërkohë drogë e armë u sekuestruan gjatë një operacioni në Vlorë ku u vu në pranga një-26 vjeçar.

I prangosuri në kuadër të operacionit të “Befasia” është Andrea Dhiamandi  banues në lagjen “Hajro Çakerri”.

Në banesën e tij u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak prej 2395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Në mat, një 53-vjecar u arrestua nga Policia pasi kishte nisur kultivimin e lëndëve narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kurdari.

Policia e Beratit ka arrestuar ditën e sotme një 26-vjeçar të shpallur në kërkim.

26-vjeçari është dënuar nga “Gjykata e Apelit Vlorë” me 4 muaj burg për “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Në Durrës, tre persona u proceduan penalisht për krime mjedisore.

Zjarr Tv Ad