Duelet e Superiores, FSHF merr vendimin e madh

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Lufta” për objektiva në Kategorinë Superiore është futur në 5 pistat e fundit, ku spektakli, marrëveshjet dhe surprizat nuk pritet të mungojnë.

Për këtë fakt, Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur të lëvizi për të sjellë një garë sa më të korrekte dhe me të gjitha palët të kënaqura. Ky plan do të nis zbatimin që prej kësaj fundjavë, me Superioren që luan javën e 32-të të saj. Katër supersfida, ku bie në sy ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut janë programuar për tu luajtur këtë të shtunë. Sipas zakonit, dy takime ishin parashikuar në orën 16:00 dhe dy takime në orën 19:00. Por duket se frika nga komplotet e ka detyruar FSHF-në që të ndërmarrë masa.

Kështu, çdo takim i kësaj të shtune do të nis në orën 15:00. Pra duele si Tirana-Skënderbeu, Laçi-Kastrioti, Flamurtari-Partizani dhe Teuta-Luftëtari do të nisin në të njëjtën kohë, ekzaktësisht në orën 15:00. Më e privilegjuara në këtë fundjavë është Kukësi, që do të arkivojë 3 pikët e radhës. Por ndryshe nga herët e tjera pa derdhur djersë, pasi sfidon Kamzën e përjashtuar tashmë nga Superliga.

Njoftimi i FSHF-së:

FSHF deshiron t’ju njoftoje se java e 32-te e Kategorise Superiore, do te zhvillohet e gjitha diten e shtune dhe te gjitha ndeshjet do te luhen ne oren 15:00.

 

Zjarr Tv Ad