“Duhet të flasim me Edi Ramën, ai nuk është budalla!”/ Evi Kokalari shpjegon si “çmontohet” regjimi i Edi Ramës

0
192
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Evi Kokalari, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku prezantoi Lëvizjen Konservatore Shqiptare, e cila pritet të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndër të tjera, Kokalari foli për pushtetin e Edi Ramës i cili tashmë është i konsoliduar dhe mjaft i vështirë për t’u rrëzuar. Sipas shqiptaro-amerikanes, Rama mund të rrëzohet edhe duke “biseduar” me të, sepse nuk është “budalla”.

Biseda në studio:

Ylli Rakipi: Edi Rama ka marrë të gjithë pushtetet në Shqipëri. Si mendoni ju se mund të çmontohet regjimii Edi Ramës?

Evi Kokalari: Njëra nga mënyrat është të ulesh dhe të flasësh me Edi Ramën. Edi Rama nëse do me vetëdije të plotë të kalojë në mandatin e katërt, është një problem që do ta dëmtojë atë shumë. Nëse Rama merr mandatin e katërt, këtu vërtetë mund të ketë një revolucion dhe PS nuk vjen në pushtet për një kohë të gjatë. Tani themi që janë pjekur kushtet politike për diçka ndryshe, imagjino Edi Rama në një mandat të katërt.
Por, dy mënyra janë, me ndihmën e të huajve në Evropë dhe Amerikë, ose të ulesh dhe të flasësh, që mund të funksionojë sepse Edi Rama nuk është fare budalla. Por, Edi Rama e ka lënë veten te ekspozuar shumë me korrupsionin dhe shumë gjëra dhe me sa kuptoj, DASH i di mirë çfarë ndodh në rajonin e Ballkanit.

Ylli Rakipi: Ai mund të të thërrasë ty në Rilindje nesër, thotë zonja Evi ku je, ku ke qenë, hajde në Rilindje… Ka shumë mënyra ky…

Evi Kokalari: Dhe kanë funksionuar me shumë vetë, por jo me mua.

Ylli Rakipi: A i njihni ndonjë meritë Edi Ramës?

Evi Kokalari: Nuk më interesojnë meritat e Edi Ramës sepse shoh që shqiptarët akoma duan të ikin. Këtu është krijuar një shtresë shumë e pasur, ku futen oligarkët, këta të Dubait që sjellin këta dhe pjesa tjetër e popullësisë që duan të ikin.

Zjarr Tv Ad