Duke bërë “Drift” para karburantit, video-ja në rrjetet sociale “merr në qafë” të riun nga Kolonja

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 22-vjeçar është proceduar penalisht dhe ndëshkuar me gjobë nga Policia e Kolonjës, pasi kryente manovra në rrugë.

I riu me iniciale K. P., 22 vjeç ka publikuar në rrjete sociale një video ku shfaqet duke drejtuar mjetin e tij me shpejtësi tej normave dhe duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë që mund të bëhëj burim aksidenti.

Njoftimi i Policisë:

Kryente manovra të rrezik*shme në rrugë, procedohet administrativisht nga Policia.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqej një drejtues mjeti që drejtonte mjetin mbi normat e lejuara të shpejtësisë, kryente manovra të rrezikshme duke u kthyer në burim aksidenti dhe rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës, në qendër të banuar, në qytetin e Ersekës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë bënë të mundur identifikimin e tij, shoqërimin në Komisariat dhe bllokimin e automjetit.

Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore pranë DVP Korçë e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit, shtetasin K. P., 22 vjeç, me masën administrativë 20.000 lekë, në bazë të nenit 139 “Shpejtësia”, të Kodit Rrugor.

Zjarr Tv Ad