Tenderi 500 mijë euro, Lali Eri shpall fitues firmën që renditej e 13-ta

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Boldnews.al

Tenderat janë konsideruar si një gangrenë jo vetëm nga institucionet qendrore, por edhe ato lokale. Bazuar në pothuajse të gjitha raportet, tenderat rezultojnë me probleme, që në thelb të tyre është favorizimi i kompanive të caktuara. Po si favorizohen këto kompani, që më pas shpallen fituese?

Metoda që përdoret është pikërisht ajo përmes dokumenteve, ku specifikohen kritere, jo për të mbrojtur interesin publik, por për të favorizuar fituesin, që duket i paracaktuar, pavarësisht nga ajo që mund të quhet një garë formale.

“Kampion” për procedura të tilla duket se është Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, ku favorizimi i kompanive, duke i shpallur si fituese, bëhet pikërisht përmes këtyre procedurave. Madje, Veliaj ka arritur, që pikërisht përmes mekanizmave të tillë, t’u japë disa tendera me radhë, siç ishte rasti i kompanisë “Fusha” për sheshin Skënderbej. Bashkia e Tiranës ka aplikuar procedura të dyshimta për rrugët, për shkollat apo rindërtimin. Ndërkohë, së fundmi, sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, është shpallur fituese e një tenderi një kompani, e cila renditet e 13-ta në listë për nga ofertat e dhëna.

Faksimile: Tenderi i realizuar nga Bashkia e Tiranës, për të shpallur fitues një kompani megjithëse ishte renditur e 13-ta Sipas dokumenteve që disponon Boldnews, Bashkia e Tiranës ka finalizuar tenderin me objekt “sistemim, asfaltim rruga e fshatit Qinam, Nj.A. Zall Herr”, e cila ka pasur një fond limit prej 80.820.393 lekë pa TVSH.

Mësohet se burimi i financimit kanë qenë të ardhurat e Bashkisë së Tiranës për vitin 2021, ndërsa kohëzgjatja e kontratës ka qenë 3 muaj kalendarike, duke nisur nga data e lidhjes së kontratës. Por, “hileja” në këtë tender sipas ekspertëve të kontaktuar nga redaksia jonë janë specifikimet teknike. Në këtë tender kanë marrë pjesë një numër rekord firmash, rreth 30 të tilla. Ndërkohë, oferta më e ulët ishte me vlerë 42.230.000 lekë.Por, fitues është shpallur kompania “Bami”, me vlerë 50.461.743 lekë pa TVSH. Pra, plot 8 milionë lekë të reja më shumë sesa oferta më e ulët.

Madje, nga dokumentet vërehet se “Bami” kishte ofertën e 13-të dhe sërish është shpallur fituese. Madje, para saj kanë qenë kompani që janë të njohura në fushën e ndërtimit.

Zjarr Tv Ad