Nga Armir SHKURTI
Tragjedia nis kur përjashton nga trashëgimia vajzën e vogël dhe e ndan me dy të tjerat. Si kusht vendosi dashurinë. Dy vajzat e tjera thurën lajka pafund. Ndërsa e vogla, me fjalë të thjeshta i pohoi dashurinë mëse normale të bijës për atin…
Në një farë mënyre kjo është edhe tragjedia ( nëdaç mallkimi ) i Doktorit.
Me vetëdije ka mbajtur pranë servilë e lajkatarë, njerëz me vese e cene, sepse e kishte të lehtë të kontrolloheshin
Ata që e kanë dashur vërtet Berishën, por ishin të ndershëm e me dinjitet, ai s’i ka afruar në oborr. Sepse “janë me spec”!
Vet e ka thënë në një intervistë, kur ra fjala për Bamir Topin, që tradhëtinë e bashkëpunëtorëve e kishte normale.
Sot, në ditën e hallit, këta të fundit po i gjenden edhe pse “të vrarë”, si bija e vogël e Lirit, nga dallkaukët e xhambazët lajkatarë që me jargë e rrëshqitën jo vetëm prej fronit por edhe prej shtëpisë që ai vetë, mirë a keq, e ndërtoi…