Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 64-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi ka dalë nga uji ditën e sotme në Durrës.
Dyshohet se shtetasi Sh.Xh. ka pësuar arrest kardiak.
“Më datë 08.08.2020, rreth orës 10:20, në lagjen nr.13, Durrës, tek “Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme”, shtetasi Sh.Xh., 64 vjeç, banues në Patos, pasi ka dalë nga uji nuk është ndjerë mirë dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka ndërruar jetë.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.