Durrës-Kukës, taksa e Vuçiç-it

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Klodian Tomorri

Rreth 3 milionë dollarë të ardhura më shumë se sa plani ka arkëtuar koncesionari i rrugës Durrës-Kukës nga tarifa e kalimit vitin e kaluar. Ky është fitim mbi fitimin. Dhe kjo është ajo që raporton vet kompania se fitimi real nuk dihet sa është aty. Por nejse.

Meqenëse aty është fituar para mbi skenarët edhe më optimiste, sipas kontratës koncesionare 60 per qind të tejkalimit të fitimit e merr shteti. Me pak fjalë, shteti vitin e kaluar mori 1.5 milionë dollar nga rruga Durrës-Kukës.

Për çfare i duhet shtetit të marrë para nga Durrës-Kukës? Meqenëse aty fitohet aq shumë nga tarifa e kalimit, pse nuk ulet tarifa? Sikur vetëm tepricën e fitimit t’ja u kthenin mbrapsht qytetarëve, tarifa do të ulej të pakten me 1 euro.

Normalisht çdo lek që qeveria do të ulte në tarifen e kalimit të rrugës kthehet disa fish përmes zgjerimit të aktivitetit ekonomik, turizëm dhe tregti. Sot shqiptareë e Kosovës, pervecse konsumatorët më të mëdhenj të turizmit, janë faktorë kyç edhe në parandalimin e fluskës së ndërtimit. A do kishte ndihmë më të madhe pëe ekonominë dhe politike më efikase se kjo? Por askujt nuk i shkon në mendje të lehtësojë qytetarët nga tarifa sepse kanë axhendë tjetër.

Rruga Durrës-Kukës është një nga asetet më strategjike të ekonomisë shqiptare. Është ndër të paktat vepra publike që e ka kthyer me disa fish investimin e saj, me gjithë akuzat per korrupsion dhe fryrjen e kostove të ndertimit.

Sot një pjesë e mirë, ndoshta më e madhja, e aktivitetit turistik në Shqipëri, gjenerohet drejtëpërdrejtë nga shqiptarët e Kosovës. Shkëmbimet tregtare me rajonin u rritën me here falë rrugës Durrës-Kukës, e cila rriti njëkohesisht edhe rëndesinë strategjike të Portit të Durrësit.

Çfarë bëri qeveria shqiptare? Filloi sabotimin. Kryeeksperti i IFC-së që udhëhoqi procesin e koncesionit dhe vënies së traut në Durrës-Kukës ishte serb. Tarifa 5 euro u sugjerua po nga IFC-ja.

Por prapë, rruga ishte bekim shumë i madh. Edhe me haracin e traut sillte përfitime për ekonominë. Kështu që duhej shkatërruar edhe Porti i Durrësit. U mor vendimi për t’i vënë kazmën edhe Portit.

Kështu që mbyllim rrugën, por hapim Ballkanin. Shqyejmë kufijtë, por shkatërrojmë Portin. Bëjmë mbledhje të përbashketa qeverie me Kosovën, por i vënë kosovarëve taksën më të rëndë të kalimit për kilometër në Europë.

Pastaj, kur fitimet nga taksa janë më te larta edhe se sa skenarët më optimiste, vazhdojmë e taksojmë fort. Madje japim edhe miliona euro nga buxheti i shtetit, gjoja për përfundimin e rrugës. Edhe Vuçiçi po të ishte kryeministër i Shqiperisë nuk do të kishte patur guximin për të vënë taksë 5 euro tek rruga Durrës-Kukës.

Zjarr Tv Ad