Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Banorët e Durrësit u ngritën sërish në protestë pas aksidentit të rëndë që ndodhi ditën e shtunë.
Ata protestuan për mungesën e sinjalistikës në rrugën “Vëllazërimi”.
Të revoltuar, banorët kërkuan vendosjen e sinjalistikës dhe ndriçimit, pasi në këtë rrugë ndodhen shumë banesa.
Rruga “Vëllazërimi”, në të dy krahët e saj është e mbushur me shtëpi banimi dhe biznese të ndryshme.
Mësohet se dy gra, vjehrrë e nuse humbën jetën teksa u përplasën nga një makinë në zonën e ish-Kënetës.
Sipas burimeve të policisë, mjeti tip BMW drejtohej nga një i ri 22-vjeçar që lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Dy gratë u përplasën sapo zbritën nga autobusi i linjës Durrës-Plepa.