“Durrësi prej 22 vitesh po vidhet”, Oerd Bylykbashi bën denoncimin e fortë

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Oerd Bylykbashi ka bërë një deklaratë për mediat pasi ai votoi sot në qytetin e Durrësit. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Mukën për ti sjellë ndryshimin qytetit.

Ai bëri thirrje që qytetarët të dalin e të votojnë masivisht sot për të ndryshuar fatin e këtij qyteti të mrekullueshëm.

Bylykbashi: Me votën e tyre mund të bëjnë ndryshimin duke votuar Ardian Mukën për ti sjellë ndryshimin. Prej 22 vitesh vidhet e grabitet në të gjitha resurset e tij nga socilastët që s’kanë bërë gjë tjetër, kanë parë interesin Dakos dhe kryetarëve të tjerë. Kanë grabitur qytetarët e Durrësit. Dilni e votoni masivisht pasi mund të ndryshoni fatin e këtij qyteti të mrekullueshëm.

Nëse ka një gjë që ka rëndësi është që qytetarët të votojnë për ndryshimin. Ndryshimi vjen nga Ardian Muka.

Ka patur incidente në Spitallë, ku punonjës të administratës dhe policisë bashkiake kishin mbushuar sallat.

Dhunimi i zgjedhësve ditën e votimit. Durrsakët janë të zgjuar. Beteja jonë është me PS për t’ia kthyer Durrësin, durrsakëve.

Zjarr Tv Ad