Dy avionët gjigantë ‘B-52’ të SHBA-së në qiellin e Tiranës, Yuri Kim shijon spektaklin nga sheshi “Skënderbej”: Me ju deri në fund

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në qiellin e Tiranës, rreth orës 14:45-15:00 dy aeroplanët amerikanë, bombardues bërthamorë “B-52” fluturuan mbi sheshin “Skënderbej” me qëllim nderimi ndaj shqiptarëve në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes dy shteteve. Aeroplanët “B-52” fluturuan përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të mbërritur në Shqipëri.

Në një lartësi të ulët fluturimi, ata mund të dalloheshin qartë me sy të lirë nga kushdo. Eventi u organizua nga ambasada amerikane në vendin tonë, për të festuar 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Pranë qytetarëve që po shihnin spektaklin ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim. E buzëqeshur, ajo përshëndeti dy avionët amerikanë, teksa u takua në shesh me të rinj dhe fëmijë shqiptarë. Herë në shoqërinë e ushtarakëve dhe herë të rinjve kryeqytetas, diplomatja amerikane shijoi bashkë me ta spektaklin prej 15 minutash të dy bombarduesve bërthamorë të SHBA-ve.

SPIUNAZHI

Për ambasadoren Yuri Kim, marrëdhënia SHBAShqipëri në fushën e mbrojtjes është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ajo foli pas fluturimit mbi sheshin “Skënderbej” të dy avionëve bombardues ‘B52’. Sipas ambasadores, kjo e bën shumë të qartë që për SHBA, marrëdhënia në fushën e mbrojtjes është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kim u ndal edhe te rasti i ndalimit të tre të huajve në uzinën e armëve në Gramsh, duke theksuar se do të priten përfundimet e hetimit dhe vënia para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, në mes të Tiranës, në mes të Shqipërisë për fluturimin historik të dy avionëve bombardues ‘B-52’. Ashtu siç të gjithë e dinë, ata janë avionët më të mëdhenj të ushtrisë amerikane dhe po kryejnë një stërvitje duke fluturuar mbi rajon, përfshirë edhe Shqipërinë, por jo vetëm Shqipërinë. Po fluturojnë edhe në vende të tjera. Kjo duhet ta bëjë shumë të qartë që për Shtetet e Bashkuara, marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes, aleanca jonë me Shqipërinë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne qëndrojmë gjithmonë krah aleates sonë të NATO-s. Tani, më pas, gjithmonë! Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë! Dhe jam shumë e kënaqur që jam këtu me Shefin e Shtabit tuaj”, deklaroi Yuri Kim.

Diplomatja amerikane, një koment e pati edhe për incidentin në Uzinën e Armëve në Gramsh, duke thënë se po presin përfundimin e hetimeve për të vënë para drejtësisë përgjegjësit.

Nga sheshi “Skëndërbej” ku ndoqi fluturimin e dy avionëve amerikane, Kim tha për gazetarët se pret të shohë përfundimet e hetimit rreth kësaj ngjarje, protagonistë të së cilës u bën dy rusë dhe një ukrainas. “E di që ka pasur disa incidente kohët e fundit, por ne jemi me ju deri në fund. Dhe presim të shohim përfundimet e hetimit dhe vënien përpara drejtësisë të atyre që janë përgjegjës”, u shpreh Kim.

Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA fillojnë në vitet e hershme të shekullit XX, kur Presidenti amerikan Woodrow Uillson i ofroi mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme shtetit të ri shqiptar, për njohjen e tij. Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ishin vendosur më 28 korrik 1922. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA fillojnë në vitet e hershme të shekullit XX, kur Presidenti amerikan Woodrow Uillson i ofroi mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme shtetit të ri shqiptar, për njohjen e tij.

Bombarduesi ‘Boeing B-52’, historia e krijimit të “bishës” amerikane

‘Boeing B-52’ Stratofortress është një aeroplan bombardues i rëndë amerikan. Ai u konstruktua nga fundi i viteve ’40-të si një bombardues me armatim nuklear për lartësi të mëdha. Fluturimi i tij i parë u bë më 15 prill 1952. Në vitet ’50-të ky zëvendëson dhe merr përsipër rolin e ‘B-36 Peacemaker’ dhe ‘B-47 Stratojet’ dhe u bë bombarduesi i gjithanshëm dhe jetëgjatë i US Air Force (USAF). ‘B-52’, Stratofortress bombardues, u ngrit në rrip transportieri në vitin 1955.

Vlen të theksohet se në raundin e parë të fluturimit botërore është bërë nga aeroplan ‘B-50’, në vitin 1949 dhe mori 94 orë. Në serinë e tretë të avionëve – ‘B-52c’, – vënë motorëve edhe më të mëdha tërheqje – 5.4 ton. Në ‘B-52’ (bombardues, raketat) të vendosur raketa të reja turistike, me emrin e koduar ‘Hound Dog’ strategjik (qen Hound). Nisen për alarm të luftuar për të reduktuar gjatësinë e pistës pilotët mund të përdoret si një përshpejtues Turbojets raketa. Atëherë raketa nga tanket refueled në fluturim. Për të demonstruar fuqinë e B-52 (Bombardues) vazhdoi non-stop rrumbullakët e fluturimit botëror, imitoi në rrugë qëlloi një sulm bërthamor

© Panorama.al

Zjarr Tv Ad