Fundoset jahti në Itali, rojet bregdetare shpëtojnë 9 persona! Shihni momentin kur mjeti lundrues përfundon në fund të detit

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një jaht luksoz është mbytur në brigjet e Italisë ditën e sotme. BBC ka publikuar momentin kur mjeti 40 metra i gjatë fundoset në det.

Jahti u fundos 15 km larg Marinës Catanzaro në Itali.

Roja bregdetare arriti të shpëtojë 9 personat që ndodheshin në bord, 4 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit.

Ata ishin nisur drejt Gallipoli në Milazzo. Deri më tani nuk bëhet e ditur arsyeja e fundosjes së jahtit.

Shihni momentin kur mjeti lundrues përfundon në fund të detit

Zjarr Tv Ad