Dy fjalë për Vasfie Krasniqin: Mos u fol për nder, kopilave të Serbisë/Nga Nebil Çika

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lexova një reagim të deputetes së Kosovës Vasfie Krasniqi një nga gratë më guximtare dhe integritet të racës shqiptare, që denoncoi botërisht përdhunimin e grave nga serbët në Kosovë.
Fliste për nderin një nga virtytet me të çmuara të shqiptarëve. Reagim shumë i drejtë por në adresë të gabuar.

E dashur motër!

Këta që ftojnë Bregoviçet nuk kanë, e as e njohin nderin si cilësi njerëzore, shqiptare jo e jo.

Kjo histori nuk fillon sot por që në vitin 1941 kur këta u vunë në shërbim te serbëve.

Kryen krime ndaj shqiptarëve si ata dhe për ata në Shqipëri e Kosovë. Morën pjesë në Masakrën e Tivarit në vitin 1945, varën, pushkatuan, burgosen, internuan, persekutuan, e përdhunuan mijëra shqiptarë patriotë.

Në fillim tentuan të bashkonin Shqipërinë me Jugosllavinë ta shuanin fare si shtet dhe komb. Për 45 vjet diktaturë komuniste kishin një marrëveshje me Jugosllavinë (UDB) ku shkëmbenin të arratisurit, ata që vinin nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas, dhe ata që mbanin këtu i burgosnin e internonin ose i kthenin në spiunë. Bënë çdo gjë të keqe kundër shqiptarëve kudo që ishin.

Komunistët shqiptarë vunë gjithçka që kishin edhe gratë në dispozicion të serbëve vetëm për pushtetin e tyre.

Përdhunimin nga serbët, kur iu çonin gratë vetë, atyre nuk e konsiderojnë çnderim, përkundrazi.

Ka me dhjetëra prova historike e aktuale që e vërtetojnë këtë, por kjo foto poshtëruese ku kjo vajzë komuniste shqiptare, i mban kalin Miladin Popoviçit flet vetë.

Ata që ftojnë bregoviçët, vuçiçët dhe gjithë përdhunuesit e tje

Zjarr Tv Ad