Kryeministri Edi Rama, nuk kishte si të mos e shfrytëzonte për ca vota më shumë, nisjen e muajit të Ramazanit.
Ditën e sotme, ai ka vizituar xhaminë e restauruar të Et’hem Beut, në qendër të Kryeqytetit, ku është sjellë si një “qengj” në foltoren e rëndësishme të besimtarëve myslimanë të kryeqytetit, madje hoqi edhe këpucët, përpara se të hynte brenda. Gjest ky i shoqëruar nga vështrimi gjithë frikë, i Ministres së Kulturës Elva Margariti.
Më herët, Rama kishte shkruar në FB për xhaminë e famshme se: “Ky xhevahir i Trashëgimisë sonë Kulturore është kthyer në krejt shkëlqimin e vet”.
Por kurrë nuk ka thënë asnjë fjalë, e nuk ka bërë asnjë koment për betonizimet që me lejen e tij dhe të Erion Velisë, kanë marrë frymën dhe rrezikojnë edhe vetë ekzistencën e “xhevahirit” të besimtarëve myslimanë në qendër të Tiranës.
Edi Rama, në këtë fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili përkon me kulmin e fushatës elektorale, hoqi kokulur këpucët për t’u futur në xhaminë e Et’hem Beut, por kujtojmë se vite më parë, kur ishte kryetar i Bashkisë, në të njëjtin vend i shkelte me këmbë ritet fetare, të besimtarëve myslimanë.