Dy minorene dhe një e re zhduken në Tiranë

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre vajza janë zhdukur në Tiranë. Situata bëhet më shqetësuese, kur mësohet se dy prej tyre, minorene, 12 dhe 13 vjeçe, shoqe midis tyre, janë zhdukur së bashku.
Vajza e tretë është një e re, 18-vjeçare.

Zhdukjet vajzave janë denoncuar nga të afërmit e tyre, ndërsa ende Policia nuk ka informacion për vendndodhje apo gjetjen e tyre të mundshme.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 19. 12. 2018, shtetasja E. P., vjeçe 27, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 18.12.2018, i është larguar nga banesa motra, E. A., vjeçe 18. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 19. 12. 2018, shtetaset A. M., dhe L. Sh., vjeç 39 dhe 35, banuese në Tiranë, kanë kallëzuar se, më datë 18.12.2018, u janë larguar nga banesat dy vajzat e tyre të mitura, J. H., dhe S. Sh., vjeç 12 dhe 13, banuese në Tiranë të cilat nuk janë kthyer. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

 

Zjarr Tv Ad