Dy satelitë në hapësirë për të parë varfërinë , të rinjtë që ikin, shkollat e mbyllura. Për çfarë tjetër?

0
228
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy satelitë në hapësirë! Ata vëzhgojnë Shqipërinë.

Po çfarë vëzhgojnë në këtë vend?

1. Shqiptarë të varfëruar në koshat e plehrave!

2. Të rinj të ngarkuar me disa rraqe, që ikin nga ky vend!
3. Shkretëtirën e krijuar nga qeverisja gati dhjetvjeçare të atij që pagoi 6 milion euro nga taksat tona për këta satelitë!

4. Fshatrat e boshatisur dhe qytetet e betonit!

5. Fushat e përmbytura dhe lumenjtë e devijuar nga shtrati për shkak të babëzisë!

6. Grataçiela në vend të objekteve të trashëgimisë kulturore.

7. Grumbuj plehrash që digjen në hapësirë, në vend të djegësve që kushtuan qindar milionë euro!

8. Shkolla të mbyllura për shkak të mungesës së nxënësve!

9. Maternitete pa punë, për shkak të mungesës së lindjeve!

10. Fasadat me transvertitë!

11. Prindin 1 dhe prindin 2, në vend të nënës e të babës!

12. Çmimet e kripura të karburanteve dhe mallrave ushqimorë, në vend të rritjes së pagave dhe pensioneve!

13. Vila luksoze për politikanët dhe qeveritarët, në vend të mirëqenies së qytetarëve!

14. Propagandë të shfrenuar me arritje virtuale, në vend të zhvillimit real të ekonomisë dhe kulturës!

15. Samite të tipit Open Balkan, në vend të angazhimit për integrimin në BE!

16. Sharje, fyerje, arrogancë të kryeministrit në parlament, në vend të dhënies llogari para tij!

17. Dhunë verbale, që çon në dhunë fizike, në vend të unifikimit për çeshtjet madhore të kombit!

18. Kurthe dhe intriga kundër Kosovës, në vend të angazhimit të sinqertë për të formësuar plotësisht shtetësinë e saj!

19. Njerëz të papunë dhe sipërmarrës të uritur për punëtorë!

20. Bangladeshas, pakistanezë, indianë e afrikanë, në vend të shqiptarëve si trashëgimtarë të pasurive të këtij kombi!

Zjarr Tv Ad