Dy shembuj të drejtësisë së regjimit/ Gazetari: Pse SPAK nuk e prek pasurinë e Kajmakut të Ramës?

0
611
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Bledi Kasmi

Vëllai i deputetit të PD, Mahmutaj rezulton të jetë dënuar për trafik lëndësh narkotike në Itali në vitin 1993, pra 29 vite më parë. Pas plot 29 vitesh, drejtësia politike e regjimit i bllokon të gjitha pasuritë jo vetëm atij, por edhe të vëllait vetëm se është deputet i PD dhe iu bashkua Berishës.

Ndërkohë, Kajmaku i Ramës kapet në flagrancë trafiku droge, jo para 30 vitesh, por para 3 ditësh, dhe në llogari i gjenden 2 milionë dollarë, por drejtësia politike e regjimit nuk i prek asnjë kacidhe, po ashtu si edhe Tahirit, Terit, Xhafës dhe të gjithë bandës në pushtet.

SPAK është hanxhari politik i regjimit, që bllokon pasuritë e një deputeti vetëm se vëllai i tij është dënuar para 30 vitesh, por nuk guxon të prekë asnjë euro të vetme pasuri të organizatës së zullumit në pushtet!

Kjo është reforma e dështuar e drejtësisë.

Zjarr Tv Ad