Dy banesave u është vënë tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia bën me dije se një nga banesat ku është vënë lëndë plasëse në afërsi të derës në ndodhet në rrugën “3 Dëshmorët” ndërkohë që tjetra ndodhet në rrugën “Kujtesa” në Kamëz ku është dëmtuar edhe porta e saj.
Nga të dy shpërthimet fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë
Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “3 Dëshmorët”, në afërsi të banesës së shtetasit A. A., dyshohet se shpërthyer një sasi lënde plasëse, pa shkaktuar dëme. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Kujtesa” në Kamzë, para banesës së shtetasit M. Z., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar porta e banesës. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.