Rrëfehet Lukaku, nuk më interesojnë aspak trofetë individual, jam këtu për titullin kampion

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Romelu Lukaku ishte një nga lëvizjet më të bujshme të kësaj meraktoje, me sulmuesin që u rikthye tek Interi pas një aventurë një vjecare tek skuadra e Chelsit. Belgu ka folur për aventurën e tij të re duke u shprehur:

“Po jua them sinqerisht,  mua nuk më intereson të jem golashënuesi më i mirë. Unë jam i interesuar vetëm për titullin kampion. Këtu jemi tek Inter, dhe ne këtu luajmë për titullin, nuk luajmë për gola apo trofe individualë.

Viti që kalova në Londër më dha një motiv shtesë për të bërë edhe më mirë se më parë. Në një vit të gjithë kanë harruar se çfarë jam i aftë në fushë, është një lloj zemërimi që kam brenda vetes. Për fat të keq Interi nuk arriti ta fitoj kampionatin vitin e kaluar, por ja ku jemi këtu dhe këtë vit duam ta fitojmë së bashku.

Kam bërë gabim në shumë gjëra kur u largova nga Interi. Doja një revansh në Angli, por nuk ishte kështu. Gjatë gjithë kohës kam qënë në kontakt me lojtarët e Interit, dhe tani dua të përshtatem më mirë sepse skuadra luan ndryshe. Të gjithë janë rritur shumë që nga viti i kaluar.

Brozovic është bërë me të vërtetë një lider. Lautaro? Ishte ai i pari me të cilin fola për rikthimin tim në Milano. Pastaj Dimarco dhe Bastoni. Unë dhe Lautaro i thamë vetes se duhet të bëjmë edhe më mirë sepse të tjerët janë përmirësuar dhe këtë do të mundohemi ta tregojmë në fushën e lojës.”

Zjarr Tv Ad