Dy të rinjtë shkodranë kapen në Fier me 5 klandestinë sirianë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy të rinj shkodranë janë kapur në aksin rrugor Fier-Lushnje duke transportuar 5 shtetas sirianë, që hynë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.

Policia vuri në pranga 25-vjeçarin me iniciale K.N., dhe 23-vjeçarin me iniciale M.F.

Ata u kapën në vendin e quajtur “Mulliri i artë” dhe sirianët po i transportonin me një mjet tip Benz.

“Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Mulliri i artë” janë kapur në flagrancë me automjetin tip Benz duke transportuar 5 shtetas të huaj sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme,”-informoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Zjarr Tv Ad