Dy teoritë e Mustafa Nanos për 21 Janarin: Basha duhet të tregojë gjithçka që di, edhe nëse nuk ka bërë asgjë atë ditë, ai prap di!

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mustafa Nano me anë të një shkrimi ka përkujtuar sot protestën e përgjakshme të 21 janarin, ku mbetën të vrarë: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.

Ai thotë se vrasja e katër protestuesve rëndon mbi Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, ku sipas tij këtij të fundit i kërkohet “të mos hapë gojën”.

Nano shkruan më tej se deputeti Basha, i cili asokohe ishte ministër i Brendshëm, duhet të rrëfejë çfarë që ka ndodhur atë ditë, pasi ai di gjithëçka edhe nëse nuk është i përfshirë drejtpërtdrejt. Analisti shkruan se pas publikimit të Artan Hoxhës, SPAK-u duhet të fillojë menjëherë veprimet.

Postimi i plotë i Mustafa Nanos:

Dje, para se të dilnin në dritë përgjimet e Artan Hoxhës mbi 21 janarin, dëgjuam Berishën të fliste. Dhe Bashës, që atëmot ishte ministër i brendshëm, nuk i dha asnjë rol në atë ngjarje. “Nuk e shiti.” Dy janë shpjegimet e këtij qëndrimi. 1. Ky është një krim i të dyve, dhe në këtë pikë do jenë bashkë deri në varr. 2. I përcillet Bashës mesazhi: “armiqësia mes nesh nënkupton çdo goditje ndaj njëri-tjetrit, por me 21 janarin nuk bëhet shaka.”

Personalisht, besoj këtë të dytën. Basha ka qenë një figurinë atë ditë. Dhe po i kërkohet të mos e hapë gojën. Mirë, Basha ka një mundësi t’i bëjë një shërbim të madh vendit. Duke rrëfyer çfarë di. Sepse ai, edhe sikur të mos ketë bërë asgjë, di gjithçka.

Sidoqoftë, pas publikimit të Artan Hoxhës, SPAK-u duhet të fillojë menjëherë veprimet. Për mua është e çuditshme se si sot në mëngjes nuk lexova dot lajmin me titull: “Arrestime gjatë natës lidhur me 21 janarin”.

Zjarr Tv Ad