Dy vjet pas termetit/ Kryemadhi: Duhet të merret çdo masë që në të ardhmen të kemi sa më pak dëme

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy vjet pas termetit shkatrrimtar që goditi vendin tonë, ka reaguar me një shenim në rrjetet sociale edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

“Në përvjetorin e 26 Nëntorit si ditë e zisë kombëtare, pesha e madhe e përgjegjësisë rëndon mbi institucionet, mbi qeverinë shqiptare, për të marrë çdo masë që në të ardhmen të kemi sa më pak dëme në jetën, shëndetin dhe pronën e çdo qytetari”, shkruan Kryemadhi.

Ja postimi i plotë:

Dy vjet më parë, tërmeti i pasojave shkatërrimtarre, i mori jetën 51 shqiptarëve, plagosi qindra të tjerë dhe shkuli nga themelet vendin, me pasoja të tmerrshme për të gjithë shoqërinë. Ne i bashkohemi familjeve të viktimave, teksa përkujtojnë sot të dashurit e tyre.

Ende, kjo ngjarje kumbuese në zemrat e çdo shqiptari anë e mbanë botës, nuk ka qenë mësim i mjaftueshëm, që Shqipëria të ishte sot më e përgatitur ndaj katastrofave natyrore. Në përvjetorin e 26 Nëntorit si ditë e zisë kombëtare, pesha e madhe e përgjegjësisë rëndon mbi institucionet, mbi qeverinë shqiptare, për të marrë çdo masë që në të ardhmen të kemi sa më pak dëme në jetën, shëndetin dhe pronën e çdo qytetari.

Do t’i jemi përherë mirënjohës partnerëve që i’u gjendën pranë popullit shqiptar në ato ditë të vështira, si dhe për gadishmërinë e treguar për ndihmë konkrete në procesin e rindërtimit pas tërmetit. Mirëpo, sfida të ngjashme mund të ketë edhe në të ardhmen e afërt. Ndaj, me ekonominë modeste që ka, Shqipëria duhet të mënjanojë shpenzimet për luks qeveritar dhe të prioritarizojë shtetin dhe qytetarin.

Zjarr Tv Ad