“Shkollën e kam bërë në Elbasan, në klasë me Evis Kushin”, ministri i Kosovës nuk fsheh gëzimin: Pas mbledhjes do pimë kafe me shokët dhe shoqet

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Mjedisit,  Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive ka treguar se gjimnazin e ka kryer në Elbasan dhe është një nder dhe kënaqësi e veçantë për të që të rikthehet pas shumë vitesh në këtë qytet me plot kujtime.

Ai tregoi se një nga ministret e qeverisë Rama, ministren Kushi e ka pasur shoqe klase dhe tha se pas përfundimit të kësaj mbledhje ata së bashku me shokët e klasës do të pinë një kafe, ashtu si dikur kur ishin nxënës.

“Po e shkruajmë këtë momorandum në Elbasan, në qytetin ku unë kam qenë në shkollë dhe kam patur shoqe klase ministren Evis Kushi. Sot mbas kësaj mbledhje mund të pimë kafe me shokët tanë të klasës. Kjo ja shtron gëzimin për mua këtij momorandumi”, tha ai gjatë mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive.

Zjarr Tv Ad