Dybala tregon arsyen e vërtetë të largimit nga Juve, nuk ishte cështje ekonomike

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paolo Dybala vendosi të mos rinovonte kontratën me skuadrën e Juventusit dhe të vazhdonte karrierën diku tjetër.

Argjentinasi ka treguar arsyet e vërteta që e shtynë të merrte këtë vendim:

“Besoj se drejtori Arrivabene ishte shumë i qartë në deklaratat e tij, kishim një marrëveshje për të nënshkruar në tetor, më pas skuadra na kërkoi të prisnim dhe nuk po ndodhte asgjë… më vonë, në mars morëm lajmin nga drejtuesit që unë nuk isha pjesë e projektit të së ardhmes. Kështu që nuk ishte problem ekonomik siç kanë thënë shumë media, por klubi mori një tjetër vendim së bashku me trajnerin dhe kjo ishte e gjitha. Unë thashë që nëse kjo ishte zgjedhja e tyre për mua nuk kishte probleme”. Ka thënë Dybala, ndërkohë i pyetur nëse do të festonte në rast të një goli si kundërshtar përballë Juventusit.

“Natyrisht që nuk do të gëzohem kundër Juventusit nëse më duhet të shënoj”. Ka përfunduar ai.

Zjarr Tv Ad