‘Kushtet i kemi plotësuar’, Kosova do aplikojë këtë vit për statusin kandidat nga BE

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Brenda këtij viti, Kosova do të aplikojë për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Konfirmimin e bëri zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e jashtme, Donika Gërvalla. Ajo shtoi se me plotësimin e pjesës më të madhe të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, Kosova plotëson parakushtin themelor të aplikimit për statusin e vendit kandidat.

“Ne mendojmë që Kosova i plotëson të gjitha parakushtet për një kandidaturë të tillë, për një aplikim të tillë, prandaj ne deri në fund të vitit do të zgjedhim momentin e përshtatshëm kur do ta dorëzojmë edhe formalisht këtë aplikim. Çështja është kjo, kur është momenti për aplikime të tilla dhe kur nuk është momenti, ne mendojmë që procesi nuk mund të ecë përpara ashtu si edhe të rasti i Këshillit të Evropës, nëse ne nuk e bëjmë hapin e parë. Pra, pa aplikuar ne, askush nuk do të na ftojë të aplikojmë”, tha Donika Gërvalla, ministre e Jashtme e Kosovës.

Gërvalla nënvizoi se çdo aplikim do të jetë i shoqëruar me shumë punë dhe negociata përmes së cilave Kosova i shtynë papara kërkesat e saj. Ministrja e jashtme foli shumë pak për kërkesën e dorëzuar në Këshillin e Europës, duke theksuar se nuk dëshiron të pengojë vendin në këtë rrugëtim. Gjithashtu theksoi se Kosova gëzon mbështetje të madhe qoftë nga vendet që e njohin pavarësinë e saj, por ashtu edhe nga ato që ende se kanë bërë diçka të tillë.

“Përvoja deri tani është shumë e mirë, po shpresojmë që pas vjeshtës do të mund të bëjmë hapin tjetër të ardhshëm formalisht, por një gjë duhet të jetë e qartë, që jemi të përgatitur për këtë proces, kemi përkrahje politike shumë të gjerë dhe mendojmë që ky proces do të finalizohet me sukses”, tha Gërvalla. Ndër të tjera, Gërvalla konfirmoi se qeveria po punon për finalizimin e njohjeve të reja dhe fuqizimin e marrëdhënieve me shtetet njohëse.

Zjarr Tv Ad