Dyshohej për shpërdorim detyre/SPAK pushon hetimet në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Hasit

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SPAK ka pushuar hetimet në ngarkim të ish-krybashkiakut të Hasit, Adem Lala, i cili dyshohej se kishte shpërdoruar detyrën, duke firmosur privatizimin e dyshimtë të një ndërtese.

Prokuroria e Posaçme e thirri Lalën me datë 18 Qershor për të dhënë deklarime në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij. Hetimi kishte filluar fillimisht nga prokuroria e Kukësit dhe më pas është transferuar në SPAK.

Adem Lala ishte zyrtari i parë nga të zgjedhurit vendorë që merret i pandehur që nga krijimi i SPAK.

Adem Lala u zgjodh kryetar i bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. Lala kandidoi nën siglën e koalicionit LSI-PS. Lala është profesion ish-ushtarak dhe ka mbajtur edhe dy mandate si kryetare komune në Golaj.

Zjarr Tv Ad