E-Albania jashtë funksionit, Ministria e Ekonomisë njofton bizneset: Shtyhet afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka bërë një njoftim lidhur mbi afatin e depozitimin të pasqyrave financiare.

Postimi i Plotë nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj:

“Njoftim për bizneset mbi afatin e depozitimit të pasqyrave finaciare.

Ministria e Financave dhe Ekonimisë njofton se, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania, Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar. Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania. Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar,” sqaron Ministria e Financave.

Zjarr Tv Ad