U përfol shumë në merkato. Po ashtu, shumë skuadrat u afruan me emrin e tij nga mediat italiane. Por, kur mbeten pak ditë nga mbyllja zyrtare e këtij sesioni në tregun e transferimeve në futbollin italian, Elseid Hysaj mund të mbetet te Napoli. Janë të përditëshmet përtej Adriatikut që kthehen të flasin për mbrojtëin e kombëtares shqiptare, jashtë projektit të Carlo Anchelotti, por që shihet si një mundësi nga klubi napolitan për të mbushur arkën.
Një konfirmim për këtë vjen nga lëvizja e fundit e nënkampionëve të Serie A. Sipas “Corriere Dello Sport”, Napoli ka vendosur të refuzojë të gjitha ofertat për huazim në drejtim të futbollistit kuqezi. Në tavolinën e bisedimeve do të ulen vetën nëse ka oferta për blerjen e menjëhershme të kartonit, të vlerësuar 20 milion euro. Kjo ka pak mundësi që të ndodhë. Interesimi në merkato për Elseid Hysaj është sfumuar ndjeshëm.