E ardhmja e Hysaj, Napoli merr vendimin e rëndësishëm për mbrojtësin

0
41

U përfol shumë në merkato. Po ashtu, shumë skuadrat u afruan me emrin e tij nga mediat italiane. Por, kur mbeten pak ditë nga mbyllja zyrtare e këtij sesioni në tregun e transferimeve në futbollin italian, Elseid Hysaj mund të mbetet te Napoli. Janë të përditëshmet përtej Adriatikut që kthehen të flasin për mbrojtëin e kombëtares shqiptare, jashtë projektit të Carlo Anchelotti, por që shihet si një mundësi nga klubi napolitan për të mbushur arkën.

Një konfirmim për këtë vjen nga lëvizja e fundit e nënkampionëve të Serie A. Sipas “Corriere Dello Sport”, Napoli ka vendosur të refuzojë të gjitha ofertat për huazim në drejtim të futbollistit kuqezi. Në tavolinën e bisedimeve do të ulen vetën nëse ka oferta për blerjen e menjëhershme të kartonit, të vlerësuar 20 milion euro. Kjo ka pak mundësi që të ndodhë. Interesimi në merkato për Elseid Hysaj është sfumuar ndjeshëm.

Duke qëndruar në atë që raporton e përditëshmja italiane, Roma ishte skuadra e fundit me një ofertë bindëse, por tashmë klubi roman ka ndryshuar kurs në vend të shqiptarit, tashmë kërkon të transferojë Zapacosta nga Çelsi. Në këtë mënyrë duket se është mbyllur edhe pista e fundit që do të largonte Hysaj nga Napoli, megjithëse deri në ditën e fundit të merkatos nuk mund të përjashtohen edhe surprizat.