“E bëre me Ervis Martinajn, por se bën dot me Ahmetajn”- Berisha i del në mbrojtje ish-ministrit: Një qime floku po i prekët, do e pësosh!

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë fjalës së tij drejtuar simpatizantëve të mbledhur poshtë banesës ku ai ndodhet në “arrest shtëpie”, ish-kryeministri Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje, Arben Ahmetajt, i cili në rrëfimin e mbrëmshëm tha se është kërcënuar me jetë nga Edi Rama.

Sipas Berishës, Rama të njëjtën gjë ka bërë me Ervin Martinajn, i cili është ende i zhdukur, por nuk do ta bëjë dot me Ahmetajn, sepse nëse i preket një qime floku ish-numrit dy të qeverisë dhe familjes së tij, do ta pësojë kryeministri personalisht.

Berisha: Pati një aspekt që nuk është se nuk u emocionova. Pati një aspekt tronditës që ishte kërcënimi me jetë i tij në kryesinë e Partisë, nga qelitë e burgjeve, duke dëshmuar se gjithçka zhvillohej si në bodrumet e mafies.

Këtu unë i jap të drejtë, sado që në rrëfimin e tij tronditës, përpiqej herë të thoshte se frika është normale, herë tjetër se unë nuk kam frikë, por e vërteta e tij është se ai është kërcënuar me jetë dhe kërcënuesi i tij është Edi Rama, sic e tha dhe ai vetë.

Këtu në emër tuaj i deklaroj Edi Ramës, se një qime floku po i prekët Arben Ahmetajt dhe familjes së tij, do ta pësosh personalisht me familjen tënde.

Ja bëj këtë, se Arben Ahmetaj të denoncoj. E bëre me Ervis Martinajn, por se bën dot me Arben Ahmetajn.

Zjarr Tv Ad