E bujshme: blerjet e reja të Barcelonës mund të largohen pa nisur sezonin

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Franck Kessié dhe Andreas Christensen, dy lojtarët që u transferuan te Barça pasi u larguan nga Milani dhe Chelsea, kanë përfshirë një klauzolë në kontratat e tyre përkatëse që i lejon të largohen në rast mosregjistrimi në La Liga. Nëse situata aktuale vazhdon, futbollistët mund të largohen nga Barcelona përpara debutimit zyrtar.

Edhe pse ky do të ishte një rast ekstrem, Espn ngre dyshimet e veta duke shkruar: “Klauzola ekziston”. Ka kohë deri më 30 gusht për të regjistruar lojtarët, por është e qartë se nëse 8 lojtarët nuk do të mund të regjistroheshin të shtunën për debutimin ndaj Rayo Vallecanos, gjithcka mund të ndodh.

Rastet e Kessié dhe Christensen janë vetëm një pjesë e problemit serioz që Barcelona po përpiqet të zgjidhë duke luftuar me kohën: 48 orë përpara fillimit të La Ligës dhe 36 orë para debutimit në turne, klubi katalanas ka 17 lojtarët në skuadër dhe 8 të tjerë të pa regjistruar. Përveç dy lojtarëve të përmendur tashmë, jashtë janë edhe Lewandowski, Raphinha, Koundé, Dembélé, Sergi Roberto dhe Gavi.

Koha punon kundër klubit dhe asnjë skenar nuk mund të përjashtohet deri në fund.

Zjarr Tv Ad