“E bukur është vallja kur kërcen sorkadhja”, Meta me të rinjtë e partisë në Jalë (VIDEO)

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka pasur një ditë të ngarkuar sot pasi SPAK njoftoi se kishte nisur hetimet për ish-presidentin e Republikës, pas një kallëzimi të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri. Këtë pasdite Meta tha se vetë nuk kishte marrë dijeni nga organi i akuzës.

Por mesa duket hetimet e SPAK nuk e kanë shpërqëndruar aspak Ilir Metën nga aktiviteti i tij. Mbrëmjen e kësaj të mërkure ai ia ka marrë valles me të rinjtë e Partisë së Lirisë, në kampin e Jalës ku ndodhen prej tre ditësh.

“Kjo rini të përfshin në vrullin e saj. E pamundur të mos i ndjekesh në rrugën e tyre”, shkruan Meta në rrjetin social Instagram, ndërsa shfaqet i rrethuar nga të rinjtë dhe kërcen mes tyre. Për atmosferën janë kujdesur dy artistët e njohur Mateus Frroku dhe Bes Kallaku.

META NE VALLE ME TE RINJTE

Zjarr Tv Ad