Temperatura të larta dhe reshje shiu, mësoni si do jetë moti sot

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dita e enjte do të vijojë të mbetet në të njëjtat kushte meteorologjike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në zhvillim kryesisht në mesditë.

Në orët me temperatura më të larta priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet lokalisht parashikohen të marrin formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era, do të fryjë me drejtim veriperëndim e verilindje e lehtë e mesatare. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Temperaturat parashikohen:

në zona malore 14 deri 31°C

në zonat e ulta 18 deri 34°C

në bregdet 18 deri 33°C

Zjarr Tv Ad