Nëna e tij, Adrian Hoare, 23 vjeç, thuhet se gënjeu policinë, duke thënë se Alfie ishte në një taksi dhe jo në makinën e të dashurit të saj.
Ajo dhe i dashuri Stephen Waterson, mohojnë vrasjen, por djali mendonte vazhdimisht se fëmija ishte shumë i zhurmshëm.
Alfie u ‘copëtua dhe u mbyt’.
Ai humbi jetën tri ditë më vonë pas vuajtjeve të shumta dhe një arresti kardiak, u tha në një gjykatë në jug të Londrës.
Hoare, gjithashtu dyshohet se goditi trevjeçarin kur ai bënte zhurmë gjatë udhëtimit me makinë.
Më 3 shkurt, kur Alfie ishte midis jetës dhe vdekjes, Hoare i shkruante sms Waterson duke thënë:’Unë të dua … askush nuk mund të fajësohet’.
Waterson u përgjigj: ‘Unë e di, sigurohu që ti fshish këto mesazhe.’
Më 4 shkurt, Hoare i tha Waterson se nuk kishte asgjë tjetër që spitali mund të bënte për Alfien dhe ishte koha për të fikur makinerinë që e mbante në jetë.